Presidenti Macron përdori së fundi një sofizëm për të mos u tërhequr nga teza e tij e diskutueshme e “separatizmit islamik”, diçka e panjohur në parë si koncept dhe as i shpjeguar.

Ai tha se vendi i tij po lufton “separatizmin islamik, kurrë Islamin”.

“Franca po lufton kundër … urrejtjes dhe vdekjes që kërcënon fëmijët e saj – kurrë kundër Islamit. Ne kundërshtojmë mashtrimin, fanatizmin, ekstremizmin e dhunshëm, jo fenë”, ka thënë Macron.

Macron i bëri komentet duke iu përgjigjur një artikulli të Financial Times, për të cilin ai pretendoi se e citoi gabimisht. Artikulli është hequr nga faqja e internetit e gazetës, raporton REL.

Në një letër për redaktorin e gazetës, e cila është botuar të mërkurën, Macron tha se gazeta britanike e kishte akuzuar atë për “stigmatizimin e myslimanëve francezë për qëllime elektorale dhe për nxitjen e një klime frike dhe dyshimi ndaj tyre”.

“Unë nuk do të lejoj askënd të pretendojë se Franca, ose qeveria e saj, po nxit racizëm kundër muslimanëve”, theksoi Macron.

Në një artikull i shkruar nga një korrespondent i Financial Times, botuar të martën, pretendohej se deklarata e Macronit ndaj “separatizmit islamik” rrezikonte të nxisë një “mjedis armiqësor” për myslimanët francezë.

Artikulli më vonë u hoq nga faqja e internetit e gazetës, dhe u zëvendësua me një njoftim që thoshte se ai kishte “gabime faktike”, raporton AFP.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re