Ndryshe nga katër vite më parë kur Franca frenoi zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, sot presidenti i saj Emmnuel Macron deklaroi se anëtarësimi i gjashtëshes ballkanike përbën kryeagjendën jo vetëm të klubit evropian por edhe të vetë atij.

 

Kryeministrit Edi Rama i tha se Shqipëria është ankoruar në Bashkimin Evropian dhe si detyrë qeverisë i mbetet të bëjë reformat që i kërkohen që anëtarësimi të bëhet sipas meritës pa qenë e nevojshme të përcaktohet një datë.

 

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

 

Nuk ka kuptim, që të flasim për datë. Nuk duhet të presim që të hyjnë në Europë që këto vende të konvergohen, duhet t’i ankorojmë mbas Europës sonë, duke investuar këto vende kur janë rrugës. Bazohet tek merita. Para dy vitesh propozova krijimin e Komunitetit Politik Europian për të thënë se duhet të mblidhemi mes të ngjashmësh, të ketë një mekanizëm respekti. Doja që t’i jepej fund një mekanike që ishte e ftohtë, hipokrite për mendimin tim dhe jo efikase sepse po e shihja që po shkaktonte mëri tek vendet tuaja fqinje. Procesi i anëtarësmit së pari të politizohet, së dyti t’i shoqërojmë këto reforma me një investim të plot. Ne qe jemi në BE vetë duhet të bëjmë reforma sepse nuk është e vërtetë që mund të zgjerohemi pa fund me mënyrat aktuale të funksionimit, sepse Europa nuk funksionon gjithmonë në mënyrë optimale. 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Shqipërisë nuk i intereson një datë, e para sepse çdo datë që mund të vendoset nga kushdo qoftë, do të mbetet një tjetër takim i parealizuar për mënyrën si funksionon. Në e bëjmë këtë proces për ta bërë të pakthyeshme Evropën e Ballkanit, që të mos bjerë më kurrë pre e tundimeve të tjera sepse do të ndjehet mirë në vendin e vet. ne na duhet që detyrat e shtëpisë, t’i bëjmë më përpikmëri, pa u nxituar, pa kërkuar korsira preferenciale, është njësoj si të mos i kishe bërë të gjitha kurset për të marrë lejen e drejtimit dhe t’i thuash, më jep lejen e drejtimit se unë dua të hipi në makinë dhe pastaj të marrësh në qafe veten dhe përplasësh të tjerët. Ne duam ta marrim lejen e drejtimit kur të jemi në zotërim të plotë të makinës, por paralelisht, Bashkimi i Evropës duhet të ndodhë dhe mund të ndodhë se nuk ta jep bashkimin e Evropës fakti që ne kemi statusin  e anëtarësimit të plotë apo nuk e kemi. Nuk të bën të bashkuar me Evropën fakti që ke të drejtën e votës apo nuk ke të drejtën votës në Këshillin Evropian.

 

Për Prishtinën dhe Beogradin zyrtar mesazhi ishte ky.

 

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

 

Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim udhërrëfyes që unë mendoj se është i fortë dhe i mirë dhe presim që të respektohen nga të dyja palët. Mendoj se është përgjegjësia e zotit Vuçiç që të dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit. Ajo çka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë; riorganizmi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe në institucione, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres të njëjtën gjë nga presidentja dhe kryeministri kosovar.  E them qartë ne kemi bërë një gjest besimi mbi çështjen e vizave. Besimi është pezulluar sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Sot Kosova, është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Të dyja palët, kanë në tavolinë një plan, që është plani franko-gjerman, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi Kosovës. Më e mira e mundshme. E mira e madhe e Kosovës, është jo që të ulet në tavolinë, po e mira e madhe e Kosovës është ta firmosi unilateralisht dhe ta ekzekutojë unilateralisht të gjithë marrëveshjen, edhe sikur Serbia të mos ta dojë kurrë e pastaj t’ia lërë në dorë Bashkimit Europian, t’i thotë: Këto ishin obligimet e planit franko-gjerman për ne? Ne i kemi dokumente dhe ne do t’i zbatojmë. As na intereson fare se çfarë bën Serbia.

 

Vizita e të parit të Elizesë u mbyll me nënshkrimin e katër marrëveshjeve, ku veçon ajo e bashkëpunimit ekonomik me angazhimin e Francës për të investuar në vendin tonë 600 milionë euro deri në 2027-ën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re