Elizeu ka zyrtarizuar një telefonatë ditën e sotme midis presidentit francez Emanuel Macron dhe homologun e tij rus, Vladimir Putin. Bëhet fjalë për telefonatën e tretë midis dy liderëve nga fillimi i konfliktit në Ukrainë.

Një telefonatë e gjatë, që sipas burimeve ka zgjatur rreth 90 minuta, por detajet e saj nuk bëhen të ditur. Diçka e ndryshme nga telefonata të kaluara ku përshkrimet nuk mungonin, si përshembull sigurimi nga ana e Moskës që nuk do të goditeshin objektiva civile, diçka qe më pas rezultoi fatkeqësisht një mashtrim. Heshtja franceze mund të nënkuptojë edhe një klimë të fortë tensioni midis dy presidentëve.

Pas Putinit, Macron morri në telefon edhe presidentin ukrainas Volodymy Zelensky, objektivin numër 1 për t’u eliminuar nga forcat ruse që po rrethojnë Kievin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re