Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, teksa mori një mandat të katërt qeverisës.

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa thekson forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.

Macron e mbyll duke thënë se me Ramën do takohen këtë të premte në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Postimi i Macron në X:

Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare.

Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Europës.

Do të takohemi sërish që këtë të premte, për Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko