Anëtari i Parlamentit Evropian, Andrey Kovatchev, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se sot bashkë me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, ka nënshkruar dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holantes, Mark Rutte, me kërkesën që Kosovës t’i hiqen vizat deri në fund të vitit 2020.

Kovatchev gjithashtu kujtoi se kanë kaluar tashmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave. Më tej, Kovatchev tha se vetëm kështu, Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë në cështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

“Sot, së bashku me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, nënshkruam dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandes, Mark Rutte, me kërkesën që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit 2020. Kanë kaluar tshmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave. Vetëm në kështu Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë”, shkruan Kovatchev.

Together w/ 41 MEPs, I co-signed 2 letters to 🇫🇷 President @EmmanuelMacron and 🇳🇱PM @MinPres w/ request to lift visas for the citizens of #Kosovo in the @EUCouncil by the end of 2020. It’s been 2 years since Kosovo fulfilled all tech benchmarks, only so EU can be a fair mediator! pic.twitter.com/UfEmehbEde

— Andrey Kovatchev (@andreykovatchev) July 7, 2020

Kryeministri Hoti ka sot është takuar me presidentin e Francës, Emanuel Macron, sipas agjendës evropiane, për bisedimet me Serbinë. Ai të premten, më 10 korrik, do të marrë pjesë në samitin virtual të Parisit, të cilin e kanë thirrur presidenti Macron dhe kancelarja gjermane,  Angela Merkel. Përvec Kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Aleksander Vuciq,

Kryeministri Hoti do ta përfaqesojë Kosovën edhe në takimin me presidentin serb, Aleksander Vuciq, në Bruksel, më 12 korrik. Presidenti Hashim Thaci, që viteve të fundit ka udhëhequr bisedimet me Serbinë, nuk do të marrë pjesë në asnjë takim të kësaj jave.

Hoti takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, ka thënë se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë në Pallatin Elysee dhe se Macron iu zotua se Franca përkrah Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Shumë i nderuar me pritjen nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Raportet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyeshme dhe ne jemi falëndërues për përkrahjen e saj. Përpektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës” , ka shkruar Hoti në Twitter.

Tutje ai shton se ka marrë përkrahjen e presidentit francez për dialogun Kosovë – Serbi. “Franca zotohet se do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të çojë në njohje të dyanshme dhe normalizim të raporteve” , thuhet tutje në postimin e tij.

Much honored by the reception from the President of 🇫🇷, @EmmanuelMacron. 🇽🇰relations with 🇫🇷 are excellent and we are grateful for their support. Western Balkans perspective in the #EU is the only opportunity for peace, stability and prosperity in this part of #Europe. (1/2)

— Avdullah Hoti (@Avdullah) July 7, 2020

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re