Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro njoftoi mbërritjen e 300 ton ndihmave humanitare nga Rusia, përsëri duke theksuar kundërshtimin për hyrjen në vend të asaj që e quan “Food and Drug” nga Administrata Trump, ndihma të kërkuara nga opozita.

“Të mërkurën do të mbërrijë nga Rusia 300 ton ndihma humanitare”, tha Maduro, tha në një deklaratë.

Ndërsa ndihmat nga SHBA që kërkon opozita, Maduro i quajti një “performancë politike” me “artificialitet prej budallenjsh”.

Maduro e konsideron futjen ndihmës amerikane në vend si një ndërhyrje ushtarake amerikane.

Vendi është prekur nga një krizë politike dhe ekonomike, më e rënda në historinë e saj, shoqëruar nga hiperinflacioni dhe mungesë të produkteve bazë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re