Presidenti venezuelas Nikolas Maduro ka thënë se ai ka zbuluar një komplot vrasjeje ndaj tij, i cili shkon direkt në Shtëpinë e Bardhë, raportoi AP.

Ai përsëriti në televizionin shtetëror një paralajmërim se pushtimi i SHBA ishte vetëm një çështje kohe.

Këtë herë, ai gjithashtu paraqiti disa detaje, por asnjë dëshmi.

Ai akuzoi Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Bolton për udhëheqjen e komplotit me mercenarë të trajnuar në Kolumbi.

Venezuela është në një krizë të thellë ekonomike.

Shtetet e Bashkuara kanë futur sanksione financiare për Maduro, dhe dhjetra zyrtarë të lartë të Venezuelës, duke ushtruar presion të tillë që, siç thonë ata, Venezuela të kthehet në demokraci.

Më 10 janar, Maduro do të fillojë një mandat të ri në krye të shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re