Gazetari Sokol Bregu ishte mbrëmjen e sotme në Log, News 24 për të folur për operacionin e përbashkët Itali-Shqipëri “Ura” mbi një grup kriminal shqiptarësh në trafikimin e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.

Duke u ndalur te fjala e prokurorit italian menjëherë pas operacionit, i cili foli për mafie shqiptare me shtrirje të gjerë, gazetari Sokol Bregu thekson se nuk ka një mafie shqiptare.

Sipas tij nuk ka një mafie, pasi nuk ka një kokë që e drejton atë. Bregu shton se nuk ka mafie pasi Shqipëria funksionon ndryshe në bazë të bandave kriminale.

Sokol Bregu: Deri kur nuk ka emër që shqetëson autoritetet e larta, BE apo Italinë, nuk mund të them që kemi mafia shqiptare. Nuk ka një emër që drejton këtë. Eurojust e ka dhënë lejen që një muaj përpara për operacionin në Shqipëri. Nëse ka dhënë dritën jeshile, nuk dimë kur i ka rakorduar veprimin për arreste.

Ndërsa ai presidenti i Venezuelës thotë se ka ardhur mafia shqiptare, kur vetëm 1 ishte shqiptar ishte mes 85 vetëve të arrestuar. Atij i janë dhënë ca para dhe guxoi e shkoi. Mafia ka si qëllim vendosjen e autoritetit të padiskutueshëm, nuk e kemi këtë në vendin tonë. Shqipëria funksionon ndryshe, si mund të kemi mafie. Ne kemi grupe. Nuk ka mafia në Tropojë, se nuk ka det. Mafia është aty ku ka lidhje direkte, fjala bie në Vlorë, Durrës, etj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko