Skip to content

Maduro: Venezuela dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet tregtare dhe teknologjike me Turqinë

thumbs b c 0ba9af45e2b3e6e7e239f95df1ee8967

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet tregtare dhe teknologjike me Turqinë.

Maduro në Panairin Expo të Shkencës, teknologjisë dhe Industrisë Iran-Venezuelë që po mbahet në kryeqytetin Karakas në periudhën 14-18 shtator tha se Venezuela duhet ndërtojë modelin e saj teknologjik. “Duhet të mësojmë nga modelet teknologjike të vëllezërve tanë në Kinë, Rusi, Iran, Indi dhe Turqia”, tha ai.

Më tej Maduro theksoi se në kuadër të kësaj dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet tregtare dhe teknologjike me Turqinë.

Më 8 qershor Maduro zhvilloi një vizitë 11 ditore në Turqi dhe nënshkroi 8 marrëveshje në fushat e teknologjisë, bujqësisë, transportit dhe turizmit.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, duke mohuar kërcënimin se do të rriste sanksionet ndaj Venezuelës nëse nuk bëhej rikthim në negociata sa më shpejt të jetë e mundur me opozitën, ai theksoi se ka përfunduar epoka e “perandorive sovrane” dhe se periudha është koha e paqes dhe bashkëpunimit.

Pas sanksioneve të SHBA-së, Venezuela filloi kërkimet e bashkëpunimeve të reja në arenën ndërkombëtare.

Burimi: AA