Drejtuesit e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Tedi Blushi, kanë takuar paraditen e sotme Kostika Tanton, artistin dhe drejtuesin e  të Orkestrës së Harqeve në Korçë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shkruan se Maestro u shkarkua nga puna padrejtësisht nga “rilindasit” e Bashkisë së Korçës së bashku me më shumë se gjysmën e Orkestrës, që janë instrumentistë me shkollë të lartë.

Blushi shprehet se i ka premtuar se do të bëjë gjithçka në mbrojtje të simboleve të artit, kulturës dhe vlerave qytetare korçare.

Postimi:

Kënaqësi e veçantë të nisja ditën sot me Maestro Kostika Tanto, artistin dhe drejtuesin e mirënjohur të Orkestrës së Harqeve në Korçë, mësuesin e jashtëzakonshëm të violonçelit me rezultate shumë të larta, të vlerësuar në Vienë, Amsterdam, Sirakuza e shumë qytete simbol të artit europian dhe botëror.

I shkarkuar padrejtësisht nga “rilindasit” e Bashkisë së Korçës së bashku me më shumë se gjysmën e Orkestrës, që janë instrumentistë me shkollë të lartë, sot Maestro dhe kolegët e tij janë të papunë.

I premtova, edhe si djalë korçar, se do të bëj gjithçka në mbrojtje të simboleve të artit, kulturës dhe vlerave qytetare korçare që janë goditur si kurrë më parë nga “Rilindja”.

Në datë 13 prill do të jemi në Korçë për një takim të zgjeruar me artistët e mirënjohur korçarë, për t’i dhënë zë gjithë shqetësimeve të këtij komuniteti të dashur dhe të nderuar!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re