Mashtrimet për të siguruar një vizë në Amerikë apo Kanada nuk kanë qenë të pakta në Shqipëri. Madje ndët vite ky fenomen ka shënuar plot dosje hetimore dhe të pandehur. Së fundmi, Shkëlqim Koçi, xhaxhai i këngëtares së njohur Greta Koçi, është dënuar me 7 vite burg pasi ka përdorur emrin e saj për të mashtruar qytetarë se do t’u siguronte viza kanadeze apo dhe amerikane.

Sipas gazetarit Elton Qyno xhaxhai i Greta Koçit, kërkonte nga “klientët” e tij 10 mijë dollarë, duke i premtuar se do të shkonin në Amerikë apo Kanada si pjesë të stafit të këngëtares.

E gjithë nisi nga nga një oficeri i mashtruar. Virson Stroka ka jetuar në Kanada nga viti 2009-2012 dhe ka pasur dëshirë që të merrte edhe bashkëshorten e tij, Erindën. Një miku i tij, i identifikuar më pas si Gjergji Hysi i ka sugjeruar që të kontaktojë me Shkëlqim Koçin, i cili ka marrë përsipër edhe gjetjen e vizës.

Pas një bisede në Skype, Virsoni i ka derdhur Koçit paratë e kërkuara në bankë, ndërsa xhaxhai i Gretës i ka premtuar se viza do të dilte pasi gruaja e tij do të regjistrohej si pjesë e stafit të Gretës, e cila shkonte për koncerte në kontinentin e largët, gjë që e bënte skemën e tij më të besueshme.

Megjithatë edhe pse paratë kaluan në bankë, viza nuk u mor dhe oficeri nuk pati më asnjë kontakt me Shkëlqimin, pasi gjatë bisedës së tyre, ai i kishte pohuar se jetonte në Spanjë.

Më të mbërritur në Shqipëri, oficeri Virson Stroka ka kontaktuar me këngëtaren Greta Koçi, por kjo e fundit i ka pohuar se nuk ka ditur asgjë dhe se të gjitha ishin punët e xhaxhait të saj, më të cilat ajo nuk ka qënë e përfshirë. Kaq ka mjaftuar dhe të dy bashkëshortët Stroka kanë depozituar kallëzim penale për “Mashtrim me pasoja rënda” ndaj Shkëlqim Koçit. Ndaj tij, Gjykata e Tiranës vendosi 7 vite heqje lirie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re