Skip to content

“Mafia në Shqipëri ka shtetin e saj”/ Arrestimi i Ergys Agasit, aktivistja Kokaj: Vendimet e qeverisë merreshin në zyrën e një mafiozi biznesmen! Drejtësia të veprojë, jo të bëjë show!

ce0705dd 3bce 4c1f a006 8d5b8f925e8b

Aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se pret që drejtësia, në këtë rast SPAK të hetojë siç duket rastin e Ergys Agasit, që u arrestua të mërkurën në darkë në zonën e Plepave në Durrës. Ajo tha se policia vonoi me arrestimin e Agasit që ishte prej 8 muajsh në kërkim.

E ftuar në “Programin e drekës” në News24, me Ola Brukon, Kokaj tha se mafia në Shqipëri ka shtetin e saj.

“Fakti që Ergys Agasi ndenji kaq kohë i fshehur, mendoj se policia duhet të jetë vonuar pak. Por s’jam askush që të gjykoj askënd. Ai ka qenë krah qeverisë dhe botës së krimit. Uroj që drejtësia të bëjë punën e saj. Që SPAK të bëjë punën dhe jo show. Raste të tilla janë të papranueshme që vendimet e qeverisë të merren në zyrën private të një biznesmeni, mafiozi, dhe kjo është e frikshme. Flas si qytetare. Në çdo shtet ka mafie, por mafia në Shqipëri ka shtetin e saj.”, tha ajo.