Skip to content

Magazina në Bubq përfshihet nga flakët, shpëtojnë për mrekulli 3 shtëpi pranë saj

Mesditën e sotme një zjarr ka rënë në një magazine ne fshatin Bubq të Fushë-Krujës.

Fatmirësisht me ardhjen e zjarrfikësve kanë shpëtuar për mrekulli 3 shtëpi të cilat ndodheshin afër kësaj magazine.

Olsi është pronari i magazinës që merrej me mbarështimin e dhive ku sipas raportimeve janë djegur më shumë se 5 mijë dengje jonxhë.

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së punëtorëve të cilët po punonin në çatinë e këtij objekti. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb