Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj Stubla reagoi ndaj deklarimeve skandaloze të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili me tallje i quan shqiptarët “shiptars” në çdo shfaqje publike.

Haradinaj Stubla kërkoi reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila ishte arsyeja që Vulin të deklarohej përsëri me një mesazh tjetër të turpshëm, për t’i bërë gjërat edhe më keq, në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

“Serbët janë një popull që janë krenarë për emrin e tyre dhe nuk u kërkojnë të tjerëve ta trajtojnë atë ndryshe nga sa i drejtohen vetvetes. Nëse Haradinaj Stubla ka turp të jetë një grua shiptare, ajo nuk duhet të zemërohet me mua. Siç e quajnë ata vetë, kështu do t’i quaj unë. Kur ata të heqin fjalën shiptar nga gjuha e tyre, unë do t’i quaj ata si ata të fillojnë ta quajnë veten e tyre. Deri atëherë, unë do të respektoj zakonet dhe gjuhën e tyre dhe do t’u drejtohem me respekt shiptars siç e quajnë ata vetë, shiptars “, shkruajti Vulin.

Kujtojmë ditët e fundit, Vulin ka sulmuar dhe kryeministrin Rama, ç’a është quajtur nga ky i fundit si “magjar”.

Rama i kërkuar Vuçiçit që të mbajë qëndrimin ndaj ministrit të tij që bën deklarime skandaloze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re