Shqipëria nuk ka arritur ta inaugurojë stadiumin “Air Albania” në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u mundur nga Franca me rezultatin e pastër, 0-2.

Që në minutën e 9, Toliso ka kaluar në avantazh skuadrën e tij teksa po në pjesën e parë ka qenë Grizman ai që ka realizuar golin e dytë.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë janë munduar të reagojnë ndërkohë që kanë rrezikuar seriozisht ta kthejnë këtë ndeshje në goleadë.

Në disa momente ka qenë Berisha ai që ka ndalur aksionet e miqve ndërkohë që edhe shtylla na ka shpëtuar. Shqipëria i mbyll këto kualifikuese në vendin e katërt në klasifikim ku para vetes ka Islandën, Turqinë dhe Francën me këto dy të fundit që kanë shkuar në Europian.

Shqipëri – Francë 0-2
9′ Toliso, 65′ Grizman

KV: Hysaj / Lenglet

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Dermaku, Hysaj (81′ Trashi), Lenjani (46′ Roshi), Gjasula, Qose (46′ Memushaj), Bare, Manaj, Balaj
Trajner: Edi Reja

Franca: Mandanda, Varan, Lengle, Kimpembe, Toliso, Sisoko, Mendi, Dubo (88′ Pavard), Grizman, Ben Jeder (84′ Fekir), Zhirud

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re