Mjafton një gol dhe Myrto Uzuni që Laçi të vazhdoj më tej rrugën në Europë. Përballë kishin një ekip ekspert, si qipriotët e Anorthosis Famagusta dhe me skuadrat e ishullit të Afërditës skuadrat tona nuk kanë histori të mira.

Po ta mendosh pak kohë më parë kjo skuadër luante edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionevedhe në të dy ndeshjet qipriotët kanë qënë superior. Por pas humbjes me përmbysje në ndeshjen e luajtur në Qipro sot Laçi bën më të mirën duke marrë një fitore të mëdha.

Përgjatë gjithë ndeshjes skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga ka lëshuar terren dhe Anorthosis edhe pse e favorizuar nga rezultati në ndeshjen e parë sulmonte më tepër. Por pikërisht në mbyllje të kohës së rregullt është beratasi Uzuni që u vjedh kohën të gjithëv e dhe godet saktë me kokë pas asistit të Sefgjinit.

Kështu Laçi vazhdon më tej dhe përballja e ardhshme do të jetë ndaj Moldes së Norvegjisë dhe Laçi fillon të ëndërroj./Berati.TV

Laçi 1-0  Anorthosis (1-2)

Shënues: Uzuni 90′

Formacionet

Laçi: Selmani ; Hadroj (Fangaj 64′), Gjoni, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja, Eller, Jonuzi (Xhixha 81′); Shtubina (Bushi 80′), Uzuni, Kendes. Trajner: B.Prenga.

Anorthosis: Felgueiras; Kofi, Shildenfeld, Rajo, Mikeltadze (Katçarava 51′) , Xhurish, Viktor, Sise, Sotiru, Pranjiç Igiebor. Trajner: R.Levi

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re