Zona e Krastës në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne.

Maja e Krastës e mbushur me pisha e që konsiderohet edhe si mushkëria e qytetit ishte pjesa nga ku nisi zjarri.

Vatra nisi të përhapej e favorizuar edhe nga era.

Zjarrëfikësit mbërriten shpejt në vendngjarje por e patën te vështirë të shkojnë deri te vatra ndërsa punonjësit e drejtorisë së pyjores dhe mjedisit në Elbasan dhe zjarrëfikësit u angazhuan për ta fikur zjarrin me mjete rrethanore, duke e lokalizuar atë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re