Getoar Selimi dhe Majk kanë njoftuar ditët e fundit se janë duke bashkëpunuar për të sjellë një tjetër duet mes tyre që padyshim do të jetë një tjetër hit nga 2 rep-artistat. Ata kanë zbuluar detaje të reja nga kënga e tyre, të cilët kanë treguar se projekti muzikor do të mbajë titullin “Hajde te baba”.
Kënga pritet të publikohet sot në orën 19:00 dhe do të jetë pjesë e albumit të tyre, që do të mbajë titullin “Vaksina”. Kujtojmë që pak kohë më parë, Majk bëri me dije se pjesë e albumit të përbashkët me Getoarin do të jetë dhe Onat.
Majk gjithashtu paralajmëroi se albumi do të publikohet gjatë stinës së dimrit, megjithatë nuk ka dhënë një datë të saktë. Dy anëtarët e grupit Babastars kanë realizuar bashkë tre këngë shumë të suksesshme, “S’jena mo”, “Ajo”, “Malena” dhe “Zhytem”.
/faxweb