Kandidati i PS për Tiranën, Pandeli Majko parashikon një reformim në Partinë Demokratike nëse humbet edhe këto zgjedhje.

Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” me Alban Dudushin dhe Pranvera Borakajn, Majko e këshilloi kryedemokratin Lulzim Basha që të mos imitojë kryeministrin Edi Rama, por të fusë partinë në “binarë”.

“Në datën 25, mitingun më të madh në kutitë e votimit do ta bëjmë ne. ndjej një rrezik, që me sinqeritet do të thosha që pala tjetër duhet ta shikojë me një lloj refleksioni.

Një humbje e opozitës sërish pasi është larguar nga Parlamenti dhe nuk ka realizuar qëllimin e saj primar, humbja e zgjedhjeve do të ishte goxha traumatike.

Kjo mund të sillte një rishikim të brendshëm të strukturës së saj.

Misioni më i rëndësishëm i Bashës tani është të rikthejë partinë në sistem. Nuk duhet të imitojë aq shumë zotin Rama”, deklaroi Majko!