Kandidati i 19 në listë i Partisë Socialiste në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit Pandeli Majko u shpreh se pandemia dhe tërmeti, dy problemet madhore kombëtare me të cilat u ballafaqua qeveria në mandatin e dytë tregoi që situata u përballua me shumë sukses.

“Nëse e fitojmë mandatin e tretë dhe jam i bindur që jemi shumë afër, do të jemi të detyruar të rishpikim veten.

Kjo ka të bëjë me administrimin, me problematikat.

Në Shqipëri, qeverisja mbetet peng i disa zyrave që nuk kanë të bëjnë me këshillin e ministrave”.

Por si është të kërkosh mandatin e tretë, sipas Pandeli Majkos?

“Nuk është lajm të thuash që njerëzit janë të pakënaqur pas 2 mandatesh.

Pika jonë më e forta nuk është sa të pakënaqur janë me ne, por me faktin që ne kthyem në sukses dy problemet madhore kombëtare me të cilat u ballafaquam në mandatin e dytë, tërmeti dhe pandemia.

Kjo është një çështje që njerëzit kanë një reflektim. Vështirë që të ketë pasur një mandat në këto 30 vjet që të jenë përballur me këto vështirësi.

Menaxhimi i tërmetit dhe pandemisë do të flasin në favorin tonë.

Nëse nuk do të kishim pandeminë dhe tërmetin, sa i përket ekonomisë, do të kishin një histori krejtësisht tjetër.

Ne mund të konsiderohemi ndër vendet më të hapura të rajonit. Ka kaluar ajo situatë kur kishim 20 të vdekur në ditë, tani diskutohet, a të bën reaksion vaksina apo jo? Nuk bëhet opozitë me të tilla gjëra”, tha Majko për A2.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re