Në Komisionin për Politikën e Jashtme u diskutua për menaxhimin e Parkut të Butrintit nga fondacioni shqiptaro-amerikan.

Ka qenë deputeti i PS Pandeli Majko që ka ngritur tonet duke thënë se qeveria në janar të këtij viti ka ndryshuar kufijtë e ketij Parku, duke ia hedhur barrën fondacionit.

Majko u shpreh se ky ndryshim duhej bërë pas marrëveshjes me fondacionin shqiptaro-amerikan, që synon ka kthejë Parkun në një Brand ndërkombëtar.

Majko: Ajo që ngatërrohet është se kjo marrëveshje nuk bëhet për të gjithë parkun ekzistues. Nëse do te hapni VKM e vitit 2002  e ndan në disa zona, dhe flet për zonën A3 dhe s’ka të bëjë me asnjë lloj ndërtim hotelerie.

Fondacioni amerikano-shqiptar është tek aktorët që i kemi besuar cështjen e kartave të identitetit. Fondacioni i Butrintit kishte një rol për mbrojtjen dhe tani flasim për menaxhimin, dhe flasim për atë që quhet A3. Pasi qeveria bëri planin  e menaxhimit, në janar të vitit 2022 ju keni ndërruar kufijtë e Parkut Kombëtar të Butrintit, që nuk ka të bëjë fare në marrëveshje, keni bërë ndryshim kufijsh të C3.

Ky menaxhim i ri do e kthejë Butrintin në Brand ndërkombëtar. Dyshime se mos fondacioni na bën dicka atje janë të tepërta.

Ministrja: E sigurt që nuk na e lëviz nga vendi.

Majko: Kemi dëgjuar, me qetësi të gjitha llojet. Unë e kam ndjekur për një periudhë të paktën 20 vjet. Pra në këtë kuadër menaxhimi i A3 për ta kthyer në Brand ndërkombëtar është një gjetje e goditur. Ajo që nuk jam dakort me qeverinë, është se në kohën që diskutojmë kemi bërë edhe planin, 2 muaj para ju ndërroni kufijtë.

Mund ta kalonit pas, nuk mund ti vini peshë marrëveshjes me fondacionin shqiptaro-amerikan.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re