Ministri i Diasporës Pandeli Majko mendon se kriza në Kosovë duhej që të shmangej, sidomos në këtë periudhë kur një pandemi rrezikon jetët e njerëzve.

“Nuk mendoj se largimi i Ministrit të Brendshëm ishte një hap racional. Ministri i Brendshëm nuk mund të hiqet për një deklarim që nuk shkon me të njëjtën linjë me kryeministrin.

Një tërheqje vëmendjeje mund të ishte e natyrshme, por një shkarkim kaq i shpejtë, solli një krizë, që bëri që të mendojmë që ishte emocionale, apo ka qëllim politik të caktuar.

A gaboi LDK-ja me mocionin? Lëvizja emocionale, solli edhe një lëvizje emotive. Nuk mund të them që kjo histori erdhi me LDK-në, është e komplikuar.

Palët të gjejnë një mënyrë për të ruajtur këtë ekuilibër, e të kalojnë krizën e emergjencës.

A jam për zgjedhje të aprakohshsme apo qeveri të re? Nuk më takon të flas për këtë. Sa më shumë i njoh e kam miqësi, aq të vështirë e kam t’i zbërthej.”, tha Majko në emisionin “Open”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re