Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlina Bregu i tha Forumit të Sigurisë në Beograd të premten se ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin në Ballkanin Perëndimor dhe se BE duhet ta konsiderojë mjedisin dhe klimën si një çështje themelore për politikën e zgjerimit.

“Mjedisi dhe ndryshimi i klimës nuk janë të qëndrueshme në rajon. Tani që Bashkimi Evropian po adreson një ‘marrëveshje të re’ të gjelbër dhe në dritën e lajmeve zhgënjyese që vijnë nga Këshilli Evropian (vonimi i vendimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë), BE duhet ta konsiderojë klimën si një çështje themelore të politikës së zgjerimit, duke pasur parasysh që ndotja e ajrit nuk njeh kufij”, tha Bregu.

Në një panel të quajtur “Fotografo të ardhmen jeshile, Ballkani Perëndimor më i zhvilluar”, Bregu tha se gjashtë qytete në Ballkanin Perëndimor janë ndër 20 qytetet me shkallët më të larta të ndotjes së ajrit në botë.

“Kanceri dhe tumori, problemet më serioze shëndetësore në rajon, janë të lidhura me ndotjen e ajrit. Kjo flet për nevojën për të dhënë përparësi në shëndetin e qytetarëve kur shqyrtohen çështjet mjedisore dhe si përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike”, tha Bregu.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re