Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kurbin, ku prezantoi Majlinda Carën për kryetare bashkie. Teksa renditi punët që janë bërë në këtë bashki nën drejtimin e saj, Rama kërkoi sërish votën.

Mes batutave, Rama u shpreh se “Majlinda nuk është engjëll, të hidhet në fyt kur i  thua mirëmëngjes”.

“Majlinda nuk është engjëll, unë e di po aq mirë sa ju. Të hidhet në fyt  nganjëherë kur i thua mirëmëngjesi. E di, po ca të bëjë Majlinda. Grua po, më e vogël se të gjithë ju po, ca të bëjë, apo mos jeni të kollajshëm ju, mos jeni ju tolerantë mëdhenj, sidomos burrat. I kam thënë, butë butë. O kryeministër…

Duhet me e pa produktin, ja ku është produkti. Kudo ku ta kthesh kokën çdo gjë e ka bërë Majlinda, me mua qeverinë. Le të bërtasë, por të bëjë punën”, tha kryeministri Edi Rama.

Rama ironizoi ish kryeministrin Berisha, duke thënë se ai është bërë si tre pikëpyetje bashkë që premton akoma të bëjë pazarin e Milotit.

“Po me këtë pazarin e Kurbinit, që në 1992 sa herë del non grata, atëherë i ka pasur flokët e zeza se tani është bërë si tre pikëpyetje bashkë. ‘Do të bajm pazarin e Milotit, fitore..’. dhe ata ngelen në Pazar duke pritur pazarin”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re