Ditën e mërkurë, në mesditë do të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” trupi i pajetë i majorit Klodian Tanushi.

 

Homazhet në nder të majorit do të zhvillohen të enjten në datë 16.

 

Ndërkohë këtë të hënë, grup-batalioni NATO-s në bazën Adazi, ku shërben kontigjenti shqiptar, ka mbajtur një ceremoni në nder të majorit.

 

Klodian Tanushi, humbi jetën gjatë misionit në Letoni, si pasojë se shpërthimit të një mine të paplasur.

 

Si pasojë e shpërthimit fillimisht humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj e më pas pak ditë më vonë major Klodian Tanushi.

 

Ndërkohë ka mbetur I plagosur rreshter Julian Kapaj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re