Një peshkaqen ka trazuar e prishur të gjithë relaksin e një plazhi në Majorka, pasi u shfaq deri afër bregut, aty ku masa njerëzore lahet. Plazhistët u detyruan t’ja mbathin pasi panë grabitqarin e frikshëm të detrave se si po ju fanepsej aq afër.

Policia u detyruar ta mbyllte plazhin përkohësisht dhe ta nxirrte peshkaqen nga deti. Ata e tërhoqën atë përgjatë rërës ndërkohë që njerëzit e tronditur e ndiqnin këtë skenë.

Megjithëse organizatat e mbrojtjes së kafshëve ishin të shqetësuar në fillim se peshkaqeni nuk do mbijetonte për shkak të këtij trajtimi, ata më vonë njoftuan se peshkaqeni ishte i mirë dhe se u kthye në det.

Peshkaqenë blu janë një nga speciet më të zakonshme në Majorka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re