Një 45-vjeçar i cili po udhëtonte me motoçikletë është aksidentuar nga një automjet në vendin e quajtur Fratar në Ballsh.

I plagosuri është identifikuar si Jonuz Muçaj.

45-vjeçar u dërgua menjëherë në spital, ku mori ndihmën mjekësore, por gjendje e tij raportohet e rëndë, pasi mjeket thonë se ai mund të humbasë njërën këmbë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re