Nje makinë tip Opel Corsa ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë në zonën e fshatit Brataj në Vlorë , ku dy persona që udhëtonin kanë marrë plagë të rënda  dhe janë nisur drejt spitalit të Vlorës.

 

Kacandon Hasanaj ka qenë drejtuesi i makinës rreth 73 vjeç ndërsa pasagjerja Helena Hasanaj rreth 70 vjeç.

 

Të plagosurit janë ndihmuar nga kalimtarët dhe banorët e zonës.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor  Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.

 

Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re