Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në Sukth të Durrësit.

Sipas informacionit të shpërndarë nga policia rreth orës 19:30, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.B.

 

Për shkak të përplasjes mjeti tip “Volkswagen”, ka  rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për  pasojë janë lënduar 3 shtetas pasagjer në mjetin tip “Volksëagen”, të cilët ndodhen në spital për kontroll mjeksor.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re