Skip to content

Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, ja si është gjendja e çiftit të bashkëshortëve! Pamjet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme (5 prill) në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur “Ura e Bacinozit”.

Një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Brenda makinës po udhëtonte një çift bashkëshortësh, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat policore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

“”