Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, në zonën e Breshias.

 

40 vjeçari shqiptar teksa ka qenë duke u kthyer nga puna për në shtëpi, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përplasur me pemën.

 

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari që humbi jetën është Alban Dushi.

 

Makina e tij Mercedez Benz ka rrëshqitur nga rruga.

 

Mjeti ka kaluar në trotuar në një moment kur aty po ecnin dy gra. Njëra prej tyre u përplas nga makina. Pas këtij momenti, mjeti ka përfunduar duke u përplasur me  pemën.

 

Gruas së dëmtuar i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore dhe ka pësuar fraktura në gjymtyrë. Ndërkohë plagët ishin shumë të rënda për shqiptarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re