Një tjetër aksident tragjik është shënuar gjatë mesnatës në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku një 34 vjeçar ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në në rrugën e lagjes “Gërhot”, ku një automjet tim “Benz” ka humbur humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në krah të rrugës.
Si psaojë ka humbur jetën shtetasi J.L., 34 vjeç, I cili ndodhej si pasagjer ndërsa është plagosur drejtuesi I mjetit shtetasi E.H., 33 vjeç, I cili ndodhet në spital.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.