Skip to content

Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet drejtuesja

Një shtetase është plagosur këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kafaraj.

Mësohet se në drejtimi e mjetit ka qenë një grua e cila menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fieri.

Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën.

Ndër të tjera mësohet se gruaja kthehej në Shqipëri nga Greqia.  Dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.