Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

 

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar në fshatin Pishkash ku një automjet i cili drejtohej nga shtetasi H.P ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë janë aksidentuar dy pasagjerë të cilët  ndodhen në spitalin e Prrenjasit, jashtë rreziku për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re