Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të dielë në Gjirokastër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, ku një 62 vjeçar që drejtonte automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re