Skip to content

Makina del nga rruga në Korçë, plagosen tre persona

ambulanca naten

Një aksident ka ndodhur në mbrëmje në Korçë. Një automjet mësohet se ka dalë nga rruga në Urën e Zvezdës.

Në këtë aksident raportohet se kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ata janë dërguar në Spitalin e Korçës dhe janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.