Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Uniformat blu bëjnë me dije se në afërsi të fshatit Turan, E. K., rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz”, të cilin drejtonte dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë i riu ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë:

Më datë 26.10.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, shtetasi E. K., rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz”, të cilin drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe ndodhet aktualisht në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re