LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Një automjet i cili drejtohej nga një 29-vjeçar ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga

Gazetari i Abc News, Gjergj Figuri raporton se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me te.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore ne spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut. Policia po kryen hetimet ne lidhje me këtë aksident.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re