Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Librazhd ku si pasojë janë lënduar 6 persona.

Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gurakuq, ku drejtuesi i makinës një 64 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë lënduar vetë drejtuesi i makinës, një 38 vjeçar, një 33 vjeçare dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Mesditën e sotme, në fshatin Gurakuq, një 64 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një  38 vjeçar, një 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re