Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Poçem, Mallakastër. Sipas policisë mësohet se një 35 vjeçar, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Bmë”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re