Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në Lezhë.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC News se aksidenti ka ndodhur në zonën malorë të Ungrejit në Lezhë, ku një makinë tip fuoristradë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shoferi i makinës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re