Makina doli nga rruga dhe u përmbys/ Transportohet drejt Tiranës 31-vjeçari i plagosur

Niset drejt spitalit të Tiranës me helikopter i riu që humbi kontrollin e automjetit dhe u përmbys në rrugë, ngjarje e ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës.

Mësohet se 31 vjeçari me iniciale R.P ka marrë dëmtime në trup dhe thyerje.

Kjo ka detyruar bluzat e bardha të spitalit të Korçës ta çojnë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.