Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Urës së Dajlanit. Një makinë e cila lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë  janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe :Related Posts

Siç shihet edhe në video, makina është e bërë copash, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe ambulanca.

Njoftimi:

Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë  janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re