Një mjeti tip “Rang Rover”  me të cilin udhëtonin 5 mësues nga Devolli për në shkollën e fshatit Arrës ka rrëshkitur si pasojë e ngricës në rrugë duke sjelle një ngjarje të rëndë.

 

Burimet paraprake bëjnë të ditur se ga përmbysja e makinës ka mbetur e vdekur një mësuese. Ende nuk dihet gjëndja shendetesore e mesueseve të tjera që ishin në makinë.

 

Viktima është Luiza Dule 48 vjece, mësuese në shkollën e Arrësit.

 

Mjeti drejtohej nga kolegu I saj mësues Clirim Hoxha banues në fshatin Miras.

 

Më poshte njoftimi I policisë për këtë ngjarje.

 

Më datë 19.12.2018, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Miras-Arrëz, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, me drejtues shtetasin Çlirim Hoxha mesues banues në Miras, është batuar në rrugë dhe për pasojë, ka humbur jetën një pasagjere në mjet shtetasja Luiza Dule48 vjeçe, banuese në Miras.

Drejtuesi i mjetit si edhe pasagjerët e tjerë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re