Ministri i Brendshëm Taulant Ballai ka tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit, duke iu kërkuar të zbatojnë ligjin dhe ndaj shkeljeve që mund të kryjnë zyrtarët e lartë në timon.

balla minister i brendshem

Përmes një reagim në rrjetet sociale, Balla ka zbuluar se makina e ministrit të Brendshëm kishte tre gjoba të papaguara në 2021 dhe 2022.

Sipas Ballës, standarti i vendosur nga kryeministri Edi Rama është i njëjtë për të gjithë qytetarët.

“Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën”, shkruan Balla.

Reagimi i Ballës:

Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm!

Standardi i vendosur nga Kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standard i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e qytetit Tiranë mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura.

Është për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përmenden nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse!

Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re