Një mjet është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.4.

Sikurse shihet edhe nga pamjet mjeti ka qenë i parkuar në momentin që ka shpërthyer në flakë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje për të punuar shuarjen e flakëve.

Ndërkohë edhe grupi hetimor ka mbërritur, i cili ka vijuar punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re