Skip to content

Makina e të plagosurve, mori flakë nga të shtënat! Detaje nga atentati në Shkodër, dy të rinjtë u qëlluan me breshëri plumbash

ssss1

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (12 mars) në mars, ku kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dy persona.

Nga të shtënat mbetën të plagosur studenti i Akademisë së Sigurisë, Gjergj Ndërshtiqa dhe kunati i tij Gjon Nika.

Të plagosurit aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur, i cili i përket të plagosurve. Dyshohet se mjeti është i përfshirë nga flakët për shkak të breshërisë së plumbave.

Në makinë kanë qenë tre persona, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Shkodër, policia jep detaje: Gjendet makina e djegur e autorëve, pranë vendngjarjes

Dyshohet se autorët janë dy, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Ngjarja ka ndodhur afër një lokali i cili ka kamera sigurie dhe policia po bën kqyerjen e tyre për identifikimin e autorëve. Autorët kanë djegur automjetin në një vend tjetër jo shumë larg nga ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

“”