Skip to content

Makina e tyre u fundos në ujë, dy të rinj nxirren të pajetë nga rezervuari i Çekrezës në Tiranë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Këtë të premte një makinë u konstatua e fundosur në rezervuarin e Çekrezës (Tiranë), në rrethana ende të paqarta.

Me të marrë njoftimin për rastin, policia e polumbarët e RENEA-s shkuan në vendin e ngjarjes për të kërkuar nëse në brendi të automjetit kishte njerëz. Pas disa orësh punë, polumbarët kanë mundur të nxjerrin prej ujit dy trupa të pajetë.

Siç njoftuan autoritetet, viktimat janë dy të rinj në të 20-tat, konkretisht një djalë 22 vjeçar dhe një vajzë 20 vjeçe.

“Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.”-njoftoi së fundmi policia.

Njoftimi i parë mbi ngjarjen:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë