Një aksident ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit të Durrësit.

Një Benz  i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar  një biciklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për tu përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Për pasoje drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë marrë dëmtime duke u dërguar për në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Ne vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë të cilët teksa knë rrethuar vendin e aksidentit deri ne përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit te automjetit  për shkak të shpejtësisë

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re