Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të kësaj të marten ë aksin rrugor Levan-Tepelenë.

 

Policia njofton se makina që drejtohej nga 38 vjeçari E.B ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e kësaj, ka mbetur e plagosur pasagjerja që ishte në mjet, 68 vjeçarja me iniciale U.B.

 

Kjo e fundit, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Fier / Informacion paraprak

 

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në afërsi të fshatit Gorishovë, shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Drizë, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja U. B., 68 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.